Ilir Demalia ka shpërfaqur me tone të ashpra mungesën e përballjes së shoqërisë shqiptare me të kaluarën komuniste dhe manipulimet e saj. Duke iu referuar një rasti konkret, ai foli për një shkrimtar që pretendon se ka qenë pjesë e revoltës së Spaçit, ndërsa në të vërtetë, sipas Demalisë, “ka qenë thjesht bibliotekar” dhe ka pasur lidhje me një operativ të Sigurimit.
“Ka shkruar libër për Spaçin, por nuk ka qenë aty. Njëri nga
denoncuesit e tij ka qenë me pseudonimin ‘Vigjilenti’, dhe është vëllai i tij,”
u shpreh Demalia. Ai denoncoi këtë si shembull të “manipulimit që vijon edhe
sot”.
Demalia kërkoi që individët që kanë dyshime mbi të shkuarën e
tyre të marrin zyrtarisht dosjet nga Autoriteti i Dosjeve. “Unë vetë e kam
bërë. Kam marrë një fletë që tregon nëse ke qenë apo jo bashkëpunëtor i
Sigurimit. Pse nuk e bëjnë këtë edhe të tjerët?”, pyeti ai, duke i bërë apel
ish-të përndjekurve dhe figurave politike.
Sipas tij, Berisha ka luajtur një rol të madh në krijimin e
një klime denigrimi të përgjithshëm: “Spiun Ergysi, spiun Iliri, spiun ky,
spiun ai... ndërkohë vetë ka dosjen më të madhe.”
No comments:
Post a Comment