Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, June 13, 2025

Ergys Mërtiri: Shtatori sfidë dhe mundësi për Ramën dhe reformën në Shqipëri

Në emisionin “N’xhiro me Syçin”, sociologu dhe analisti Ergys Mërtiri komentoi pritshmëritë për shtatorin dhe mandatin e katërt të Edi Ramës, duke nxjerrë në pah sfidat por edhe mundësitë për zhvillimin e vendit.

 


Mërtiri vlerëson se Rama, duke qenë prej kohësh në pushtet, duhet të përballet me presion të jashtëm dhe brendshëm për të ruajtur integritetin: “Procesi i integrimit në Europë është një rrugë që nuk ka kthim pas, dhe Bashkimi Europian do ushtrojë presion për të garantuar reforma dhe luftë kundër korrupsionit.” Ai thekson se ky presion mund të ndihmojë Ramën të drejtojë më përgjegjshëm, duke u larguar nga praktikat negative.

 

Një tjetër faktor i rëndësishëm, sipas Mërtirit, është pavarësia e SPAK-ut: “Nëse SPAK do të mbështetet ndërkombëtarisht dhe do ketë pavarësi të plotë, do jetë një institucion që mund të çojë në përgjegjësi ministrat dhe zyrtarët e lartë.” Kjo do të krijojë një sistem kontrolli dhe balanci, që përbën një shans të madh për Shqipërinë për të forcuar sundimin e ligjit.

 

Në lidhje me opozitën, Mërtiri shprehet se ajo po kalon një fazë tranzicioni: “Opozita duhet të prodhojë diçka të re për të pasur shanse reale, sepse vetëm kështu do të kontribuojë në përmirësimin e skenës politike.” Ai nxit nevojën për reforma të thella, duke theksuar se kjo do t’i hapë rrugë forcimit të demokracisë në vend.

 

“Me këtë presion të jashtëm dhe të brendshëm, Rama ka mundësinë të bëjë ndryshime pozitive që të shërbejnë për të gjithë shqiptarët,” përfundon Mërtiri.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot