Njëzet e një persona janë plagosur si pasojë e sulmeve me raketa të lëshuara nga Irani në drejtim të rajonit qendror bregdetar të Izraelit.
Sipas shërbimit të urgjencës izraelite, njëri nga të lënduarit ndodhet në gjendje kritike, disa janë rëndë të plagosur, ndërsa pjesa tjetër ndodhen në gjendje të stabilizuar. Dy izraelitë kanë ndërruar jetë si pasojë e sulmeve.
Ngjarja ndodh në një situatë përshkallëzimi të tensionuar mes
dy vendeve. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë deklaruar se sulmet ajrore
ndaj objektivave iraniane po vazhdojnë. Në një deklaratë në Telegram, IDF
shkroi:
“Forcat Ajrore Izraelite vazhdojnë të godasin objektiva për të
larguar kërcënimet në Iran”.
Këto zhvillime vijnë më shumë se 24 orë pas një sulmi ajror të
Izraelit mbi bazat ushtarake të Iranit, ku sipas IDF, u vranë tre komandantë
ushtarakë iranianë. Në përgjigje, Irani nisi një seri sulmesh raketore drejt
Izraelit, që zgjatën deri në mëngjesin e së shtunës.
No comments:
Post a Comment