Jemi në vitin 2025, Berisha është shpallur non-grata në SHBA. Faqja e njohur investigative Hashtag ka mësuar se pjesë e materialit të dosjes së tij “non-grata” është dhe një video me intervistën e dhënë nga Berisha në Tiranë në Mars-1997 për televizionin shtetëror iranian.
Kjo intervistë u publikua në
Iran dhe mendohet se të parët që e dokumentuan ishin autoritetet e
inteligjencës izraelite.
Duke qenë se në intervistë
Berisha përmendte dhe Bosnjën, gazetarët iranianë ia dhanë pjesën ku përmendej
Bosnja kolegëve të tyre në Sarajevë.
Revista boshnjake “Ljiljan”,
një revistë kjo e krahut mysliman të Bosnjës, e botoi atë. Pas botimit, ajo u
mor nga Et’hem Haliti. Ai e përktheu brenda ditës dhe më pas e dërgoi në
revistën “Rimëkëmbja”, ku j publikua në shqip më 29 prill 1997.
Pohimet që Berisha u ka bërë
gazetarëve dhe televizionit iranian, janë drastike, thuajse të pabesueshme në
kontekstin e sotëm por dëshmojnë edhe njëherë karakterin e tij jo vetëm
politik.
Le të rendisim disa:
–Fuqitë kolonialiste (me në
krye SHBA-të), sipas Berishës, shkaktuan rrëmujën në Shqipëri dhe luftën në
Bosnjë…
–-Berisha madje pohon se e
lejoi kontrabandën e naftës sepse ndihej inferior nga presioni (sipas tij
anti-musliman) i vendeve perëndimore.
-Firmat piramidale, sipas
Berishës, u nxitën nga bankat evropiane dhe sidomos nga bankat amerikane.
-Amerikanët kërkuan Limanin e
Durrësit për bazë ushtarake në këmbim në anëtarësimit në NATO, por i kishin
mashtrime, etj, etj
Të gjitha këto pohime kaq të rënda
të Berishës për televizionin iranian, në fakt janë një truk i ftohtë i tij, për
të gjetur mbështetje ku të mundej në botën muslimane në kulmin e luftës së tij
me amerikanët në vitin 1997. Ishte një teknikë e dëshpëruar dhe makiaveliste e
tij.
Këtë e vërteton lehtësisht dhe
periudha pas vitit 2005, kur Berisha bëri ujdi sërish me amerikanët dhe në disa
deklarata të përsëritura, e ktheu pllakën në të kundërt, duke e quajtur
regjimin në Iran si “regjim nazist”, etj
Por me sa duket amerikanët
operojnë me metodën “vazhdojmë, por shënojmë”, ia kanë mbajtur shënim dhe
“futur në dosje” këtë intervistë tepër kompromentuese që Berisha ka dhënë në
vitin 1997.
BOTIMI I ORIGJINALIT:
(Marrë nga revista javore
“Ljiljan”, nr.222, datë 23 Prill 1997, Sarajevë)
Në kohën e kërkesave më të
ashpra nga bota që të japë dorëheqjen presidenti i Shqipërisë Sali Berisha pas
një heshtjeje të gjatë i dha një intervistë RTV Iranian.
RTV-Iranian: A është e vërtetë
se Administrata e Klintonit ka kërkuar dorëheqjen tuaj?
Berisha: “…Fatkeqësisht, sot si
nocioni ekstremizmit islamik është bërë alibi përfituese me të cilën operojnë
fuqitë e mëdha. Këtë alibi ata e shfrytëzojnë për qëllimet dhe idetë e tyre
kolonialiste. Shembulli më i mirë për këtë është situata aktuale në Shqipëri.
Edhe këtu është fjala për aktorë të njëjtë, domethënë ata të cilët shkaktuan
luftën në Bosnjë…
RTV-Iranian: Sipas mendimit
tuaj, kush qëndron pas ngjarjeve në Shqipëri?
Berisha: …Askush akoma nuk e di
se çfarë janë duke përgatitur fuqitë e mëdha për këtë vend. Në ribotimin e
përkthimit të Kur’anit në gjuhën shqipe i cili u bë para katër viteve më
Egjipt, në parathënien e shkruar nga një mendimtar egjiptian, tërhiqet vërejtja
për rrezikun që u kanoset shqiptarëve myslimanë. Ne atëherë nuk lejuam që
paralajmërimet e tij të publikoheshin, sepse kishim frikë se kjo mund të
shkaktonte përçarjen në mes myslimanëve e pjesëtarëve të besimeve të tjera në
Shqipëri. Shumë herë policia na ka njoftuar se Kisha Ortodokse në bashkëpunim
me mafjen ka shkelur embargon kundër Jugosllavisë. Naftën për në Jugosllavi e
transportonin nëpër territorin tonë, ndërsa neve nuk kemi dashur të ndërhyjmë
dhe i kemi mbyllur sytë ndaj asaj shkeljeje flagrante nga frika e reaksioneve
negative. Situata ishte shumë delikate.
RTV-Iranian: Sipas mendimit
tuaj kush qëndron pas firmave piramidale?
Berisha: Shumë banka Evropiane
dhe të tjera i kanë mbajtur këto firma në mënyrë të veçantë SHBA-ja, ajo nga
njëra anë kërkonte prej nesh të heqim dorë nga limani i Durrësit, me qëllim që
të vendoste bazat ushtarake të cilat do t’i shërbenin për inspektimin e
fluturimeve mbi territorin e Bosnjë-Hercegovinës dhe për këtë ata na premtuan
anëtarësimin në Partneritetin për Paqe. Për fat të keq, as që bëhet fjalë për
anëtarësim për Partneritet për Paqe, për ndihmë, ndërsa ata tani kërkojnë
dorëheqjen time…
No comments:
Post a Comment