Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka dhënë një intervistë për faqen “Lolita”, një platformë që shpesh vë në shënjestër gazetarë, biznesmenë dhe politikanë, përfshirë edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Në bisedën e tensionuar me gazetaren për qëndrimin kritik ndaj Veliajt, Luca nuk kurseu tonet e forta. “Unë kam dalë përpara të gjithëve dhe kam marrë qëndrim kundër çdo hajduti në këtë vend,” tha Luca. “Po sot kemi një kryetar bashkie që rri në burg. Pse. Për çfarë? Të më thoni ju.”
Gazetarja ndërhyri duke e
sfiduar. Por Luca këmbënguli:
“Pse është në burg ky njeri?
Çfarë i ka bërë drejtësisë shqiptare? Pse nuk gjykohet si Sali Berisha?”
Ai shtoi më tej se Veliaj nuk
përbën rrezik për drejtësinë apo për arratisje:
“Ku do arratiset Erion Veliaj?
Në cilin shtet do shkojë? Ai është aty dhe po e paguan kot. Ka bërë punë për
qytetin, dhe sot është mbyllur në birucë.”
Duke folur me emocione të
forta, ai ndau edhe përvojën personale me sistemin penal:
“E kam provuar burgun që
fëmijë. E di mirë çfarë është. Dhe më vjen keq kur shoh që njerëz si Veliaj
mbahen mbyllur padrejtësisht.”
No comments:
Post a Comment