Udhëheqësi Suprem i Iranit ka
reaguar pas sulmeve amerikane.
Ajatollah Ali Khamenei ka bërë
deklaratën e tij të parë që kur Amerika bombardoi tre objekte bërthamore në
Iran, shkruan Skynews.
Ai tha se “ndëshkimi vazhdon”
kundër Izraelit – me sulme të reja me raketa që ndodhën gjatë natës.
Udhëheqësi suprem tha: “Armiku
sionist ka bërë një gabim të rëndë, ka kryer një krim të madh; duhet të
ndëshkohet dhe po ndëshkohet; po ndëshkohet tani.”
Ndryshe, Izraeli së fundmi nisi
sulme të reja ajrore duke synuar infrastrukturën ushtarake në qytetin
Kermanshah të Iranit perëndimor, kanë njoftuar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit
(IDF).
Më parë, Nour News, e lidhur me
shtetin iranian, raportoi se Izraeli kishte goditur Parchin, një kompleks të
madh ushtarak në juglindje të Teheranit, në një sulm gjatë orëve të para të së
hënës.
No comments:
Post a Comment