Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, June 3, 2025

Agim Baçi në “N’xhiro me Syçin”: E djathta në Shqipëri nuk ekziston më

Në episodin më të fundit të emisionit “N’xhiro me Syçin” të gazetarit Ilir Demalia, i ftuar ishte analisti politik Agim Baçi, me të cilin u zhvillua një debat i thelluar mbi krizën identitare të të djathtës në Shqipëri.

 


Baçi nënvizoi se Partia Demokratike, në shumë zona ku mban pushtet, ka fituar më shumë si rezultat i lidhjeve pragmatike lokale sesa si një forcë e mirëfilltë e djathtë. “Njerëzit janë të lidhur në mënyrë pragmatiste dhe ti nuk mund t’i braktisësh dhe pastaj t’u kërkosh mbështetje,” tha ai.

 

Ilir Demalia ndërhyri duke shprehur një rezervë ndaj këtij konstatimi, duke theksuar se PD-ja nuk ka arritur kurrë të fitojë zgjedhje realisht si forcë politike e djathtë: “Ka kaluar gjithmonë nga një aleancë në tjetrën, herë me Ilir Metën, herë me parti të tjera. Nuk ka fituar vetë, sepse e majta ka rrënjë të forta në Shqipëri.”

 

Në vijim të diskutimit, Baçi ngriti pyetjen thelbësore: a ekziston realisht e djathta në Shqipëri? “Jo,” u përgjigj ai prerazi. Sipas tij, që nga legaliteti e deri tek Balli Kombëtar, asnjëra nga forcat historike nuk ka përfaqësuar vërtet të djathtën. “Balli ka qenë socialdemokrat, ndërsa legaliteti nuk ishte i djathtë, madje as Zogu. Ai aplikoi politika të ngjashme me të majtën,” shtoi ai.

 

Demalia theksoi më tej se koncepti i së djathtës duhet të lidhet me filozofinë e liberalizmit, të lirisë së sipërmarrjes dhe zhvillimit të tregut. “Në thelb, e djathta projekton ekonomi të lirë, jo politika të centralizuara,” tha ai, duke i dhënë debatit një kontekst më filozofik e ideologjik.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot