Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, June 3, 2025

Agim Baçi: Burgosja dhe persekutimi nuk të bëjnë domosdoshmërisht të djathtë

Në emisionin “N’xhiro me Syçin” të gazetarit Ilir Demalia, analisti politik Agim Baçi hodhi dritë mbi keqkuptimet dhe mitet e trashëguara nga periudha komuniste, duke theksuar se persekutimi apo burgosja nuk janë prova të mjaftueshme për të përcaktuar një individ si “të djathtë”.

 


“Ka një ide të gabuar që nëse një person ka vuajtur në burg, automatikisht është i djathtë. Kjo nuk qëndron. Kam parë shumë që kanë hyrë të majtë dhe kanë dalë edhe më të majtë,” deklaroi Baçi, duke shtuar se qëndrimet ideologjike kërkojnë bindje, jo vetëm përjetime personale.

 

Demalia ndërhyri duke theksuar se “nuk është turp të jesh i majtë. Problemi është të mos e ngatërrosh të majtën me komunizmin”. Ai solli në kujtesë socialdemokratët shqiptarë të dikurshëm, si Mit’hat Frashëri, të cilët nuk ishin marksistë dhe madje luftuan kundër komunizmit.

 

Baçi theksoi se shoqëria shqiptare ka dështuar të rrëfejë me ndershmëri të keqen e diktaturës. Ai citoi Milan Kundera-n: “Kush mendon se në diktaturë krimet i bëjnë kriminelët, gabon. Ato i nisin idealistët dhe në fund mbetet vetëm vrasësi.” Ky citim u përdor për të nënvizuar rrezikun e ideologjive totalitare të mbështetura verbërisht në emër të barazisë apo drejtësisë.

 

Një nga shqetësimet më të mëdha që ngriti Baçi ishte se ende në ditët e sotme, një pjesë e shoqërisë shqiptare mban simpati për diktaturën. “Në një sondazh të OSBE-së në vitin 2016, mbi 60% e të anketuarve shpreheshin pozitivisht për periudhën e diktaturës,” tha ai, duke shprehur dyshime për metodologjinë, por jo për faktin që një numër i konsiderueshëm shqiptarësh nuk e ka përjetuar ende si duhet peshën e krimeve të komunizmit.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot