Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, June 3, 2025

“Gazetarët që bëjnë moral nga Rolling Hills”, debat mes Ilir Demalias dhe Agim Baçit

Në emisionin “N’xhiro me Syçin”, moderuar nga Ilir Demalia, u zhvillua një debat i fortë me analistin politik Agim Baçi mbi moralin e gazetarisë dhe pasurimin e disa gazetarëve në Shqipëri.

 


Demalia u shpreh i prerë kundër asaj që ai e quan fenomen i “gazetarëve gjobëvënës”, duke deklaruar se: “Do ta kundërshtoj me forcë sa të kem zë këtë raport të sëmurë publik. Ka gazetarë që i kanë shtëpitë në Rolling Hills. Më thuaj, me këto rroga si i kanë bërë këto pasuri?”

 

Sipas Demalias, disa figura publike në media janë pasuruar përmes trafikimit të ndikimit politik. “Nuk kam problem t’i përmend me emra. Disa prej tyre kanë bërë miliona me trafik influence, jo me gazetari,” akuzoi ai, duke përmendur edhe emra si Lutfi Dervishi dhe të tjerë, që sipas tij “bëjnë moral gjithë ditën, por nuk e justifikojnë pasurinë e tyre me punën si gazetarë”.

 

Agim Baçi tha: “Unë personalisht kundërshtoj ata që urrejnë njerëzit që kanë para, por jam kundër atyre që janë imoralë dhe bëjnë moral”. Ai shtoi se “gazetaria është një mision, jo një rrugë për t’u pasuruar. Nëse nga paga e gazetarit arrin të bësh vila buzë detit dhe të marrësh plazhe publike, atëherë problemi është i thellë”.

 

Të dy ranë dakord në një pikë: kriza e moralit në media është e lidhur me abuzimin me rolin publik të gazetarit. “Në studio rrimë e mbrojmë njëri-tjetrin, por në kafene i themi të gjitha,” tha Demalia. Baçi përmbylli: “Po nuk e bëre detyrën tënde, nuk bëhesh kurrë shumicë. Bëhu mizë po deshe, por bëje detyrën.”

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot