Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, June 3, 2025

Baçi: Opozita pa moral dhe pa rifreskim, PD rrezikon të humbasë shansin për rotacion

Në emisionin “N’xhiro me Syçin”, analisti politik Agim Baçi komentoi gjendjen aktuale të Partisë Demokratike dhe sfidat që ajo po kalon si opozitë në Shqipëri. Duke folur për problemet e thella brenda PD-së, Baçi u shpreh se pa një reformim të thellë dhe kthim moral, kjo forcë politike nuk do të jetë kurrë një shumicë e besueshme në shoqëri.

 


“Unë sot u trishtova kur pashë gjendjen e Partisë Demokratike,” tha Baçi. “Pa një kthim moral, opozita nuk mund të kthehet në shumicë. Partia duhet të jetë një instrument për përmirësimin e qeverisjes, por me gjendjen që ka sot, ky brum nuk mund të kthehet në një fuqi morale.”

 

Ai nënvizoi rolin e Sali Berishës dhe ndikimin që ai ka pasur në PD: “Vetë Berisha dhe ajo që quhet berishizëm, nuk është thjesht një person, por një koncept që ka mbizotëruar brenda partisë. Kthimi i tij pas tetë vjetësh tregoi se partia ka qenë e Berishës, jo e Bashës. Ky lëvizje bëri që PD të mbetet e ndarë dhe pa një drejtim të qartë.”

 

Baçi kritikoi gjithashtu strategjitë e brendshme që, sipas tij, po e dobësojnë opozitën: “Në 2021, disa thoshin duhet të iki Basha se ndihmon Ramën. Tani thonë mos iki Berisha për të mos ndihmuar Ramën. Kjo situatë është qesharake dhe tragjike për njëkohësisht.”

 

Duke analizuar çfarë po ndodh brenda partisë, Baçi theksoi edhe mungesën e përgjegjshmërisë: “Qëndrimi në krye të një partie me besueshmëri ndaj një pjese të madhe të shqiptarëve kërkon përgjegjësi. Nuk mund të merresh me llogari personale apo pushtet të brendshëm.”

 

Moderator Ilir Demalia theksoi rëndësinë e opozitës në një demokraci të shëndetshme: “Një opozitë e dobët është një qeveri arrogante. Kjo është sfida kryesore që ka sot Shqipëria.”


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot