I ftuar në emisionin N’xhiro me Syçin nga Ilir Demalia, piktori dhe balonisti Zamir Mati u ndal te raporti i artit shqiptar me realizmin socialist dhe mungesa e një metode të dokumentuar përtej kornizës ideologjike.
“Shkolla jonë nuk ka një libër me metodën. Ne kemi letërsi të
realizmit socialist, ka sa të duash. Por metodë, jo,” u shpreh Mati, duke
theksuar se ndonëse kishte vepra dhe artikuj politikë, mungonte një analizë e
mirëfilltë teorike mbi artin.
Megjithatë, ai nuk e mohoi ekzistencën e një arti që e
tejkalonte dogmën ideologjike. “Veçantia është që disa ju shkëputën nëpërmjet
një fryme tjetër. Ato që janë dekadë moderne... ju keni gjetur detin, anijet,
balonat... Unë bëja peizazhe,” shtoi ai, duke përmendur piktorë si Zef Shoshi
që realizuan edhe portrete dhe peizazhe me frymë më të lirë.
Mati ndau edhe një episod me profesorin francez Jean Paul
Champseix, i cili kishte shkruar një libër mbi realizmin socialist në letërsinë
shqipe. “I thashë profesorit: ma jep atë metodën, se do vdes pa e lexuar,”
rrëfeu ai me humor.
No comments:
Post a Comment