Në një bisedë të thelluar me Ilir Demalia në emisionin “N’xhiro me Syçin”, Zamir Mati trajton një prej kapitujve më pak të njohur të historisë shqiptare të periudhës pas Luftës së Dytë Botërore: ngjarjen në ngushticën e Korfuzit, e cila ka qenë objekt diskutimesh dhe keqkuptimesh ndërkombëtare.
“Duke folur për këtë, duhet të kuptojmë ndryshimin mes
‘incidentit’ dhe ‘ngjarjes në ngushticën e Korfuzit’,” shpjegon Mati. “Anglezët
e kanë përdorur termin ‘incident’ për ta bërë Shqipërinë fajtorë paraprakisht,
por në fakt nuk ishte kështu.”
Ai tregon se Shqipëria kishte vendosur mina në një kanal të
njohur nga të gjithë, përfshirë britanikët, për mbrojtjen e bregdetit, por kjo
u keqinterpretuar. “Anglezët kërkuan nga OKB-ja të hapej një tribunal kundër
Shqipërisë, duke përdorur termin ‘incident’.”
Megjithatë, sekretariati i OKB-së i kërkoi Gjykatës
Ndërkombëtare të Hagës që çështja të trajtohej me termin më neutral “ngjarja në
ngushticën e Korfuzit”. “Pra, në dokumentat zyrtare, ne shohim dy termat, njëri
politik dhe njëri juridik,” sqaron Mati. “Kjo ndryshon mënyrën sesi shikohet
përgjegjësia.”
Demalia pyet: “Pra, cilin term duhet ta pranojmë?”
Mati përgjigjet: “Natyrisht, duhet të pranojmë ‘ngjarjen në
ngushticën e Korfuzit’, sepse është termi që ka peshë juridike dhe tregon më
mirë realitetin e asaj periudhe.”
Ai thekson se kjo histori reflekton përpjekjet e vazhdueshme
për të mbrojtur sovranitetin shqiptar në një zonë të ndjeshme gjeopolitike dhe
mbron nevojën për interpretim të drejtë të fakteve historike pa paragjykime
politike.
No comments:
Post a Comment