Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, May 31, 2025

Zamir Mati: Flota shqiptare s’ka nisur në ’45, rrënjët janë tek Ismail Qemali

Në një intervistë në emisionin “N’xhiro me Syçin”, piktori dhe balonisti Zamir Mati, njëherësh biri i kundëradmiralit Abdi Mati, hedh dritë mbi historinë më pak të njohur të flotës detare shqiptare.

 


Gazetari Ilir Demalia e nis bisedën duke vënë në pikëpyetje 100-vjetorin e shpallur së fundmi për flotën luftarake detare shqiptare. “Flota, sipas dokumenteve, është krijuar në vitin 1945. Si mund të festojmë 100-vjetor?” pyet Demalia, duke iu drejtuar Matit, si dëshmitar dhe studiues i historisë detare.

 

Zamir Mati sqaron: “Si vjet, më 25 dhjetor 2025, festohet 100-vjetori i forcave detare, që është emërtimi zyrtar i flotës tonë. Rrënjët e saj shkojnë më herët se viti 1945.” Sipas tij, që në vitin 1912, qeveria e Ismail Qemalit kërkonte krijimin e një flote. Edhe qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës kishte të njëjtën synim.

 

Mati tregon se në vitin 1914, qeveria e Princ Vidit mori me qira anijen “Hercegovina”, e pajisi me një top luftarak dhe goditi forcat rebele të Haxhi Qamilit në bregdetin e Kavajës. “Kjo është një ndër veprimet e para luftarake detare të shtetit shqiptar,” thekson ai.

 

Demalia e çon bisedën në një drejtim më provokues duke komentuar mbi glorifikimin komunist të Haxhi Qamilit: “Një dum-babist i shpallur hero. Kemi ende dum-babistë edhe sot,” ironizon ai.

 

Zamir Mati është autor i librit “Flota Luftarake Detare 1945–1992”, botuar në shqip dhe shpërndarë falas marinarëve. Ai ka gjithashtu një libër të botuar në Francë, vetëm në gjuhën frënge.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot