Nga Ylli Manjani
Shkalafatje…
****
Tani, edhe kjo kërkesa e PD që
i bën me tërsëllimë KQZ,”na jepni kopjet e procesverbaleve”, kur komisionerët e
tyre kanë qenë prezent dhe i kanë marrë kopjet zyrtare në kohë reale, nuk rri
në asnjë llogjikë.
Prandaj u është dhënë e drejta
të kenë komisionerë e numërues në zgjedhje, pikërisht për të mos bërë kërkesa
të tilla.
KQZ ka shumë të drejtë që sua
jep përsëri ato kopje. I KANË MARRË dhe pikë.
Këto kërkesa maksimumi mund ti
bëjë partia e Lapajt, Shehajt e Qorrit, që nuk kanë komisionerë, por jo partia
e Berishës dhe e Ramës.
Debati nuk është thjesht a kanë
të drejtë ligjore ti kërkojnë apo jo, por a kanë fytyrë si fillim?!
Si ka mundësi që një parti e
madhe që do të fitojë zgjedhjet nuk organizon dot punën me komisionerët e saj
si fillim?!
Si mund të paraqitesh në fazën
më të rëndësishme të ankesave me kaos organizativ të brendshëm?! Pse
patronazhistët ua morën edhe kopjet e procesverbaleve që i takojnë çdo
komisonineri të caktuar nga PD?!
Si mund të besohet se kjo parti
do zbërdhejë skemat e komplikuara të manipulimit zgjedhor kur nuk organizon dot
punën me njerëzit e saj për të mbledhur dokumentat zyrtare të votimit?!
Për çfarë treni bullgar flasin
këta që kanë humbur biletat e udhëtimit?!
Këta praktikisht po
delegjitimojnë çdo kërkesë të veten që bëjnë në KQZ, sepse nuk kanë ruajtur
dokumentat e votimit! Nuk ankohesh dot pa një referencë në një dokument dreqi e
mori.
Absurde! As dritat nuk paguhen
pa faturë.
Le që harrova se këta as dritat
si paguajnë. Kanë pasë shpenzime të mëdha andej matanë me Lacivita e më the e
të thashë…
Kohë e humbur.
No comments:
Post a Comment