Reagimi i Shteteve të Bashkuara ishte ‘njohje e zgjedhjeve të 11 majit’, u shprehën analistët Ilir Demaliaj dhe Besian Zagaj në “Shqipëria Live”.
Ilir Demaliaj: I kanë bërë të
gjitha analizat dhe më pas kanë reaguar. Është një reagim që do të ulë
tensionet. Një mesazh diplomatik. Ajo që
duhet diskutuar është çfarë do të ndodhë me opozitën në Shqipëri, sepse de
facto nuk kemi opozitë. Edhe po të bëhen zgjedhje çdo 3 muaj, opozita do të
shkojë poshtë e më poshtë. Berishën e kuptoj, është në lojë për të mbrojtur
veten, familjen, po ata të tjerët nuk i kuptoj.
Besian Zogaj: Këtu po flasim
për politikat e një fuqie të madhe. Dhe fuqitë e mëdha kanë agjendën e tyre.
Ata kanë parë rezultatet, kanë marrë raportet e tyre, i kanë analizuar dhe kanë
dalë në një deklaratë që i njeh zgjedhjet e 11 majit. Nuk trajton as
mazhorancën, as opozitën, trajton zgjedhjet. Nuk ka hapje ndaj mazhorancës dhe
mbyllje ndaj opozitës. Nuk duhet të hedhim shashka. Kanë thënë që populli ka
vendosur, ne i njohim zgjedhjet dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin.
No comments:
Post a Comment