Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë uroi sot popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ambasada theksoi në mesazhin e
publikuar në rrjetet sociale se SHBA pret të vazhdojë partneritetin e ngushtë
me Shqipërinë
“Urojmë popullin e Shqipërisë
për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të
ngushtë me Shqipërinë”, thuhet në postimin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara
të Amerikës në Tiranë.
Shqipëria mbajti zgjedhjet
parlamentare në 11 maj, ku fituese doli Partia Socialiste e cila fitoi mandatin
e katërt qeverisës me 83 mandate.
No comments:
Post a Comment