Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, May 28, 2025

Ilir Demalia për Vaso Shakën: Brezat e sotëm s’e kuptojnë lavdinë e dikurshme

Në emisionin “N’xhiro me Syçin”, gazetari Ilir Demalia solli në vëmendje një nga figurat më të shquara të sportit shqiptar, Vaso Shaka, i cili për vite me radhë ka qenë ndër shënuesit më të mirë të kampionateve dhe kupave në basketbollin shqiptar. Por, siç vëren vetë Demalia, figura e Shakës duket se është lënë në hije.

 


"Thuajse çdo vit dilje shënuesi më i mirë, edhe në kupë, por nuk ka as informacion, as statistika për ty," i tha Demalia. Pyetja e tij ngre një problem të thellë: mungesën e dokumentimit dhe ruajtjes së historisë së sportit në Shqipëri.

 

Vaso Shaka konfirmoi se ekzistojnë dokumente dhe statistika të sakta, por ato nuk bëhen publike. "Dokumentat janë në zyrat e federatës. S’ja kanë djegur askush... por brezat e rinj interesohen vetëm për pjesën e tyre," shprehet Shaka me një ton të pikëlluar.

 


Demalia shtoi se mungesa e kujtesës institucionale është e përhapur në çdo fushë në Shqipëri – nga politika te sporti. “Ne nuk ndërtojmë dot sepse nuk e ruajmë trashëgiminë,” tha ai, duke kritikuar qasjen e re që shpesh nënvlerëson paraardhësit.

 

Një moment i rëndësishëm në bisedë ishte kujtimi i përballjeve me përfaqësueset ndërkombëtare. "Anglinë e kemi rrahur me 29 pikë. Po t'i pyesësh të rinjtë sot, nuk e dinë që ka pasur basketboll atëherë," theksoi Shaka, duke sjellë në vëmendje arritje që sot duken të pabesueshme për publikun e ri.

 

Për Shakën, harresa vjen ose nga injoranca ose nga keqdashja. “Historia e sportit është si ajo e një familjeje. Duhet të ruhet dhe të respektohet,” përfundoi ai.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot