Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, May 28, 2025

Vaso Shaka zbulon të vërtetën e hidhur: Çfarë i ndodhi basketbollit shqiptar

Në emisionin “N’xhiro me Syçin”, i ftuar i veçantë ishte Vaso Shaka, një nga figurat më të shquara të basketbollit shqiptar, me një karrierë që përfshin rolet e lojtarit, trajnerit dhe drejtuesit sportiv. Gazetari Ilir Demalia nis bisedën duke theksuar kontributin e madh të Shakës në sport: “Si njeri që i ka dhënë një kontribut të madh jo vetëm si lojtar, por edhe si trajner, sekretar i federatës, anëtar kryesie dhe nënkryetar i BFSSH-së, çfarë ndjen kur sheh gjendjen e basketbollit sot?”

 


Shaka përgjigjet me një reflektim të thellë: “Nostalgji ka, por nuk më vjen keq që po shembet sistemi i vjetër. Basketbolli i femrave pothuajse nuk ekziston, është në gjendje shumë të vështirë. Po të shohësh kampionatin, për shembull Vlora fitoi Kupën e Ligës Unike, por ekipet kanë më shumë të huaj sesa shqiptarë. Lezha, kampion në basketbollin e meshkujve, ka lojtarë të huaj në pjesën më të madhe.”

 


Duke vijuar, Shaka thekson se ky fenomen nuk është i veçantë për Shqipërinë: “Në botë po ndodh kështu, sporti është biznes dhe prodhon para. Por këtu, me nivelin që kemi, biznesi me sportin nuk po funksionon mirë.”

 

Ilir Demalia e pyet se çfarë duhet bërë për të përmirësuar situatën, dhe Shaka thekson rëndësinë e strukturave: “Futbolli dhe basketbolli kanë stadiume pothuajse bosh. Edhe kombëtarja luan jashtë vendit, që nuk është e keqe, pasi lojtarët më të mirë shpërndahen nëpër klubet e botës. Por këtu mungon organizimi i shkollave sportive. Në vende si Anglia, sistemi përgatit lojtarët që nga fëmijëria, duke filluar nga 6 vjeç.”

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot