Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, May 27, 2025

Vaso Shaka, një legjendë e basketbollit në “N'xhiro me Syçin”

Në episodin më të fundit të emisionit “N’xhiro me Syçin”, gazetari Ilir Demalia solli para publikut një nga figurat më të shquara të sportit shqiptar – Vaso Shaka. Një emër që ka lënë gjurmë të thella në historinë e basketbollit të 17 Nëntorit të Tiranës dhe që për shumë vite ka qëndruar larg medias.

 


Demalia e nisi emisionin me një reflektim të sinqertë mbi harresën kolektive që i ka pllakosur figurat e shquara jashtë politikës. “Ne nuk dimë të lëmë trashëgimi dhe të vlerësojmë atë trashëgimi të vlefshme që ka pas vendi,” tha ai, duke theksuar se sporti, si shumë fusha të tjera, është lënë pas dore pas viteve ’90.


 

Duke e konsideruar Shakën si një ikonë të vërtetë, ai shtoi: “Nëse Shqipëria do të kishte një Hall of Fame, fotografia ose busti i tij do ishte ndër të parët.” Kjo ftesë, e mbushur me respekt dhe nostalgji, u pranua vetëm prej miqësisë së vjetër mes tyre. “Po mos ishe ti, unë nuk do pranoj të jap intervista,” pranoi Shaka.

 

Biseda u kthye në një kujtim të gjallë të kohëve kur Tirana, ose siç thotë Demalia “Tirona”, kishte një identitet të fortë sportiv, të mishëruar nga figura si Vaso Shaka. Një takim që nuk rikthen thjesht një emër, por një epokë të tërë.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot