Në një përpjekje epike për të rrëmbyer vëmendjen nga liderët e Europës, Sali Berisha vendosi të organizojë një protestë pikërisht në ditën e Samitit europian, më 16 maj, në orën 17:00. Shfaqja pritej të zhvillohej në Bulevardin e Ri, përballë perimetrit të hekurt të sigurisë që ruan krerët e BE-së.
Por fatkeqësisht për Saliun, skenari i tij nuk kaloi provën
e policisë. Me një përgjigje zyrtare dhe pa shumë dramë, Policia e Tiranës tha
“jo”, duke i kujtuar Berishës se ky nuk është sezon festiv i teatrit
alternativ.
Sipas burimeve, policia refuzoi protestën për “shkaqe
sigurie”, por zërat në bulevard thonë se refuzimi erdhi edhe sepse megafoni i
Berishës mund të shqetësonte përkthyesit e delegacioneve.
“Në orën 17:00, do shkruajmë librin e zi të zgjedhjeve”,
paralajmëroi Berisha, duke tingëlluar si një redaktor i zemëruar në një redaksi
fantazme. Ai e akuzoi Ramën si “përbindëshi elektoral” që, sipas tij,
s’respekton as ligjet e kësaj bote, as të botës tjetër.
Ndërkohë, ndërsa Europa bisedon për paqe, energji dhe integrim,
Berisha ka ndër mend të protestojë për "krime monstruoze" dhe të
ndihmojë botën të kuptojë “tragjedinë shqiptare”... nga një mikrofon i vjetër
në Bulevard, që këtë herë do të qëndrojë i heshtur.
No comments:
Post a Comment