Në emisionin "N'xhiro me Syçin" të Ilir Demalia, analisti dhe gazetari Ben Andoni diskutoi për çështjet më të nxehta të politikës shqiptare, duke u ndalur veçanërisht tek kualiteti i parlamentit dhe niveli i përfaqësimit politik. Andoni shprehu shqetësimin se, pas zgjedhjeve të ardhshme, Parlamenti do të bëhet edhe më i dobët se legjislatura e parë. Ai argumentoi se listat e mbyllura të partive, si Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, po prodhojnë një parlament me njerëz që nuk kanë identitet, pa një reputacion kombëtar dhe pa përfaqësim të merituar.
"Do të jetë më i dobët se
legjislatura e parë, mjafton të shikosh listat e mbyllura," tha Andoni,
duke theksuar se këto individë nuk kanë asnjë lidhje me popullin dhe shpesh
janë persona të pa njohur publikisht. Demaliaj e quajti këtë fenomen "elitë
oportuniste," duke bërë krahasimin me shoqëritë e zhvilluara si ato
amerikane, ku elitat politike kanë një rol ndërgjegjësues dhe një ndikim të
vërtetë në zhvillimin e vendit.
Andoni gjithashtu u ndal në
mungesën e një elitarizmi të vërtetë në Shqipëri, duke theksuar se shoqëria
shqiptare është ende në fazën e informacionit, duke e krahasuar atë me shoqëri
të tjera, si ato evropiane dhe amerikane, që kanë kaluar në nivele më të larta
të dijes dhe mençurisë. "Ne jemi te shtresa e fundit, te informacioni,"
shtoi ai, duke bërë thirrje për një kulturë më të thellë dhe më të qartë
politike që të çojë në përmirësimin e nivelit të debatit publik.
No comments:
Post a Comment