Në një intervistë për emisionin “N’xhiro me Syçin” nga Ilir Demalia, analisti dhe gazetari Ben Andoni dha një koment të fortë mbi qëndrimin e ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj rezultatit të zgjedhjeve të fundit, duke e cilësuar sjelljen e tij si "groteske" dhe të papërgjegjshme politikisht.
“Mua më pëlqen Berisha në
groteskun e tij. -Ky është lajm”, — shton Demaliaj me theks të fortë ironik. Më
tej Andoni nënvizoi njëherazi se retorika e Berishës është një gjuhë që nuk ka
sjellë rezultate për tri dekada me radhë.
Sipas Andonit, Berisha ndodhet
në një “disekuilibër mendor total” dhe nuk kupton që protesta në demokraci
është vlerë, jo vetëm një mjet për të sfiduar institucionet.
“Zoti Berisha jo vetëm që nuk i
priti vlerësimet e institucioneve ndërkombëtare për zgjedhjet, por tregon që
nuk i njeh fare ato. Ai është i paqartë për rrugën që po bën Shqipëria.”
Analisti komentoi edhe raportin
paraprak të OSBE/ODIHR, ku megjithëse theksoheshin probleme për shkak të
polarizimit politik, zgjedhjet vlerësoheshin si me standarde të mira. Ai
përmendi përmirësimet në punën e KQZ-së dhe deklaratat e përfaqësuesve të
Bashkimit Europian si një hap pozitiv për vendin.
Sipas Andonit, në vend që të
presë këto vlerësime, Berisha preferon të hedhë baltë dhe të vijojë një kurs
përplasjeje:
“Protesta e paralajmëruar është
thjesht marketing politik. Edhe këtë herë, në mënyrën më të pamenduar, i
shërben Ramës”, u shpreh ai, duke shtuar se edhe nëse mobilizon njerëz, Berisha
nuk ka më çfarë t’u thotë shqiptarëve.
No comments:
Post a Comment