Në emisionin “N’xhiro me Syçin”, gazetari dhe analisti Ilir Demaliaj nuk kurseu kritikat e forta ndaj realitetit politik dhe shoqëror shqiptar, duke vënë në shënjestër figurat publike që sipas tij jetojnë me frikën e së shkuarës dhe një elitë të korruptuar që ka prodhuar vetëm hipokrizi.
“Pas viteve ’90 ne nuk bëmë
katarsis,” deklaroi Demaliaj, duke theksuar se në vend të ballafaqimit me të
kaluarën, shoqëria shqiptare prodhoi një fasadë falsiteti, ku ish-bashkëpunëtorë
të regjimit u rishfaqën si antikomunistë dhe morën kontrollin e politikës dhe
medias.
Ai theksoi se frika për të
zbuluar të shkuarën vijon të jetë pengesë për lirinë e vërtetë: “Njeriu është i
lirë vetëm kur heq frikën. Këta kanë frikë mos u dalin dosjet, bashkëpunimet me
regjimin. Kemi një shoqëri që vazhdon të jetojë në falsitet.”
Demaliaj u ndal dhe te
personazhet aktualë politikë, duke ironizuar deklaratat e forta të disa
deputetëve: “Ky Alizoti që thotë ‘do t’ju hamë gjallë’… ku është sot? Me atë rezultat
katastrofë, duhej të kishte dorëzuar mandatin.”
Kritika të forta pati edhe për
figurat që deklarohen “sovranistë” apo “antikomunistë”, ndërkohë që u shërbejnë
ish-komunistëve: “Si mund të jetë sovranist dikush që ka hapur telashe me
çështje si Beleri dhe deti, ndërkohë që lavdërohet me biografi e jo me
integritet personal?”
No comments:
Post a Comment