Në një intervistë për emisionin “N’xhiro me Syçin”, gazetari dhe analisti Ben Andoni analizoi fitoren e katërt radhazi të Partisë Socialiste, duke e konsideruar rezultatin jo të zakonshëm dhe të papritur në përmasa, por të kuptueshëm në logjikën e funksionimit të një “makinerie elektorale që punon si orë zvicerane”.
I pyetur nga Ilir Demalia
nëse e kishte parashikuar këtë rezultat duke shtuar se “kjo fitore, që
thellohet pas një mandati të tretë, nuk është një gjë e zakonshme”. Andoni u
shpreh se mandati i katërt nuk është fituar përmes një oferte të re politike,
por më shumë për inerci nga mandati i tretë.
Në vlerësimin e figurave
politike, Andoni veçoi Erion Veliajn si një nga të paktët me peshë reale në
radhët e socialistëve, ndërsa për ish-ministrin Arben Ahmetaj u shpreh se
“luajti jashtëzakonisht keq”, duke dëmtuar më shumë narrativën e vet se sa
imazhin e partisë.
Duke kaluar te liderët,
Andoni vlerësoi Ramën si një “strateg zgjedhor”, që arrin të menaxhojë edhe
mangësitë e tij personale dhe t’i kthejë ato në avantazh. Në të kundërt, për
Sali Berishën, ai tha se “u duk sikur motivoi, por në fakt ka çmotivuar me
modelin e berishizmit”, duke lënë pas një model të tejkaluar që më shumë pengon
se ndihmon opozitën.
No comments:
Post a Comment