Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca përshkruan emocionet e tyre pas performancës në gjysmëfinalen e parë të Eurovision 2025 dhe për momentin kur u kualifikuan në finale.
Në një intervistë të shkurtër për platformën WiwiBloggs, Beatriçe u shpreh plot gëzim: “Jemi shumë të lumtur. Ishte një ndjesi e mrekullueshme të shihje aq shumë njerëz që të jepnin fuqi. Ishte e bukur, e paharrueshme”.
Shprehu mirënjohje për energjinë që morën nga publiku dhe
emocionin që e përjetoi në çdo sekondë të performancës.
Nga ana tjetër, Kola në një mesazh drejtuar veçanërisht
publikut shqiptar, falënderoi ata që i mbështetën: “Faleminderit të gjithë
shqiptarëve që na kanë votuar, se e dimë që na keni votuar të gjithë. Të
vazhdojmë kështu deri në fund”.
Tani sytë janë drejt së shtunës, më 17 maj, kur do të mbahet
finalja e Eurovisionit 2025.
Të njëjtit do të kenë mundësinë të ngjiten në skenë edhe një
herë për të përfaqësuar Shqipërinë.
“Zjerm” po konsiderohet si një nga këngët më të mira që ka
përfaqësuar Shqipërinë në vitet e fundit.
No comments:
Post a Comment