Pas fitores së jashtëzakonshme në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama ka marrë një sërë mesazhesh mbështetëse nga liderë të rëndësishëm botërorë. Presidenti francez Emmanuel Macron e uroi në mënyrën e veçantë, me një mesazh në gjuhën shqipe, teksa shkroi "urime mik i dashur".
Macron shprehu mbështetjen e palëkundur të Francës për
Shqipërinë në rrugën drejt BE. Mesazhi mbështetës vjen në një kohë kur
presidenti francez pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri, jo
thjesht në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Samitin e Komunitetit Politik
Evropian më 16 maj në Tiranë.
"Urime mik i dashur, për fitoren tënde në zgjedhjet
parlamentare. Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj
drejt Bashkimit Europian.", thuhet mes të tjerash në mesazhin e tij në
shqip.
Nuk mungoi urimi edhe nga presidentja e Komisionit Evropian,
Ursula von der Leyn, e cila vlerëson edhe progresin që Shqipëria ka bërë nën
drejtimin e tij në rrugën drejt integrimit europian.
"Urime për fitoren në zgjedhje! Nën udhëheqjen tuaj,
Shqipëria ka bërë përparime të mëdha drejt Bashkimit tonë. Le të vazhdojmë të
punojmë ngushtë së bashku për reformat drejt BE-së. Shqipëria e meriton të jetë
në BE! Me padurim pres t’ju uroj personalisht nesër në Tiranë", shkruan
ajo.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, që ishte edhe e para
ndër liderët që reaguan, theksoi rëndësinë e miqësisë mes dy vendeve dhe
vlerësoi bashkëpunimin strategjik me Shqipërinë. Ajo u zotua për të vazhduar
forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në funksion të stabilitetit në Ballkan dhe
integrimit europian të Shqipërisë.
"Miqësia e thellë dhe bashkëpunimi strategjik që lidh
dy kombet tona është forcuar më tej falë nismave të përbashkëta, rezultat i
dialogut konstruktiv dhe një dëshire të përbashkët për t'iu përgjigjur sfidave
globale me zgjidhje inovative. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar më
tej lidhjen midis dy qeverive tona dhe për të arritur objektiva të përbashkëta,
duke përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugës
evropiane të Shqipërisë”, shkroi Meloni.
Kryeministri britanik Keir Starmer e përshëndeti fitoren si
“historike” dhe shprehu vullnetin për të çuar përpara bashkëpunimin mes dy
vendeve, duke u fokusuar te rezultatet konkrete për qytetarët.
"Urime @ediramaal për fitoren tuaj historike në
zgjedhje. Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë për të sjellë
rezultate për njerëzit që punojnë në të dy vendet tona”, uron kryeministri britanik.
Nga Lindja e Mesme, Presidenti i Emirateve të Bashkuara
Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, shprehu urimet e tij të sinqerta për Ramën,
duke nënvizuar rritjen e fortë të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe dëshirën për
bashkëpunim të mëtejshëm në të mirë të popujve përkatës.
"Lidhjet midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe
Shqipërisë kanë parë një rritje të fortë vitet e fundit dhe jam i bindur se së
bashku mund të vazhdojmë të zgjerojmë bashkëpunimin dhe të promovojmë
zhvillimin e mëtejshëm në të mirë të kombeve dhe popujve tanë.”, thuhet në reagimin
e presidentit të Emirateve.
Edhe kryeministri spanjoll Pedro Senchez shprehu urime për
fitoren bindëse të Ramës dhe e cilësoi mbështetjen e qytetarëve shqiptarë si
dëshmi të qartë të përkushtimit për integrimin europian. Presidenti ukrainas
Volodymyr Zelensky e përgëzoi gjithashtu kryeministrin Rama për rezultatin dhe
vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës në kohë lufte, ndërsa e
konsideroi Tiranën si një “shtëpi të dytë”.
"E vlerësojmë shumë qëndrimin tuaj të qartë dhe të
palëkundur mbi nevojën për paqe të qëndrueshme për Ukrainën, e cila mund të
arrihet vetëm përmes një armëpushimi të plotë dhe të pakushtëzuar. Mezi pres të
forcojmë edhe më tej marrëdhëniet miqësore mes vendeve tona, për të mirën e të
dy kombeve tona.”, shkruan Zelensky.
Urime erdhën edhe nga kryeministri i Kroacisë, Andrej
Plenkovic, i cili shprehu dëshirën për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe
bashkëpunimit në kuadër të NATO-s, si dhe nga kryeministri hungarez Viktor
Orbán, i cili e cilësoi samitin e ardhshëm në Tiranë si një mundësi historike
për Europën.
“Urime Kryeministrit @ediramaal për fitoren e tij bindëse në
zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. I dashur Edi, mezi pres t'ju shoh këtë të
premte në Tiranë në atë që mund të jetë një Samit historik i EPC-së.”, shkruan
Orban.
Mesazhet e liderëve evropianë vijnë në një kohë kur të
premten e 16 majit, të gjithë do të ‘zbresin’ në Tiranë, ku do të marrin pjesë
në Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Kjo shihet edhe si një përgjigje për
Sali Berishën nga gjithë liderët e BE, i cili një ditë më parë nuk njihu
zgjedhjet dhe tha se kanë qenë të diktuara nga krimi.
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka uruar
kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të katërt.
Përmes një postimi në X Antonio Costa shprehet se mezi pret që të vij nesër në Tiranë dhe ta uroj nga afër.
"Urimet më të ngrohta, i dashur Edi Rama, për këto
rezultate mbresëlënëse zgjedhore. Pres me padurim t'ju përgëzoj personalisht
nesër në Tiranë", shkroi Antonio Costa.
Von der Leyen uron Ramën për fitoren: Shqipëria ka bërë
përparime të mëdha drejt BE-së, mezi pres të të takoj nesër në Tiranë!
Kryesocialisti: Mbështetja juaj ka shumë vlerë
Pas fitores së zgjedhjeve, kryesocialisti Edi Rama ka marrë
një mesazh urimi Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyn.
Përmes një postimi në rrjete sociale, zyrtarja e lartë
europian e ka përgëzuar Ramën për rezultatin zgjedhor dhe ka vlerësuar
progresin që Shqipëria ka bërë nën drejtimin e tij në rrugën drejt integrimit
europian.
"Urime për fitoren në zgjedhje! Nën udhëheqjen tuaj,
Shqipëria ka bërë përparime të mëdha drejt Bashkimit tonë. Le të vazhdojmë të
punojmë ngushtë së bashku për reformat drejt BE-së. Shqipëria e meriton të jetë
në BE! Me padurim pres t’ju uroj personalisht nesër në Tiranë", shkruan
ajo.
Pas mesazhit të urimit nga Von der Leyen, kryesocialisti Edi
Rama përmes një postimi në X shprehet se fjalët e saj janë me shumë vlerë në
këtë moment të rrugës së Shqipërisë në BE.
"Faleminderit me gjithë zemër, e dashur Ursula. Fjalët
tuaja kanë shumë vlerë dhe mbështetja juaj ka edhe më shumë vlerë - veçanërisht
në këtë moment përcaktues në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Për
më tepër, ky nuk mund të ishte një moment më i mirë për t'ju uruar
mirëseardhjen në Tiranë - menjëherë pasi populli shqiptar foli me zë të lartë
për ëndrrën e tij të madhe dhe vendosmërinë e palëkundur për t'u bërë anëtar i
plotë i familjes së BE-së brenda kësaj dekade. E di që Shqipëria mund të
mbështetet tek ju dhe lidershipi juaj. Dhe duhet ta dini se ne jemi plotësisht
të vetëdijshëm: në këtë rrugë, nuk ka dhurata për t'u kërkuar, vetëm merita për
t'u fituar. Pra, po — le të synojmë më të mirën që ende nuk ka ardhur! Gjithmonë
bashkë", shkroi Rama.
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka uruar kryeministrin
Edi Rama për fitoren. Me një mesazh në gjuhën shqipe, lideri francez i
drejtohet Ramës si mik i dashur, ndërsa shton se vendi i tij do të jetë
gjithmonë krah Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.
Ai thotë gjithashtu se mezi pret që të takohen në premten në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në Tiranë
“Urime @ediramaal, mik i dashur, për fitoren tënde në
zgjedhjet parlamentare. Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në
rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Do të takohemi që të premten në Samitin
e Komunitetit Politik Europian dhe për një vizitë që duhet të na lejojë të
forcojmë edhe më shumë partneritetin tonë!”, shkruan Macron.
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed
Al Nahyan ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të katërt.
Ai shpreh bindjen se lidhjet mes Emirateve të Bashkuara dhe
Shqipërisë do të forcohen dhe zgjerohen më shumë si dhe do të promovojnë
zhbillimin e mëtejshëm në të mirë të dy vendeve.
“Urime të sinqerta Kryeministrit Edi Rama për rezultatin e
zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Lidhjet midis Emirateve të Bashkuara Arabe
dhe Shqipërisë kanë parë një rritje të fortë vitet e fundit dhe jam i bindur se
së bashku mund të vazhdojmë të zgjerojmë bashkëpunimin dhe të promovojmë
zhvillimin e mëtejshëm në të mirë të kombeve dhe popujve tanë.”, thuhet në
reagim.
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, në një postim në
rrjetin social X, i uron triumfin Ramës, ndërsa shkruan se mezi pret që të
takohen të premten në samitin e Komunitetit Politik Evropian më 16 maj në
Tiranë.
“Urime Kryeministrit @ediramaal për fitoren e tij bindëse në
zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. I dashur Edi, mezi pres t'ju shoh këtë të
premte në Tiranë në atë që mund të jetë një Samit historik i EPC-së.”, shkruan
Orban.
Nga ana tjetër Rama ka falenderuar Orban për urimin dhe ka thënë
se do të vijojë bashkëpunimin me kryeministrin e Hungarisë.
"Faleminderit nga zemra, i dashur Viktor. Mezi pres të
vazhdojmë bashkëpunimin tonë në të mirën më të madhe të vendeve tona të bukura,
si dhe për integrimin e plotë të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në
Bashkimin Evropian — një kauzë që ti e ke mbështetur prej kohësh. Dhe po, mezi
pres gjithashtu të të mirëpres në Tiranë për Samitin e EPC-së, pas atij takimi
fantastik që patëm në Budapest vetëm gjashtë muaj më parë — ku ti e vendose shumë
lart standardin, miku im."-shkruan Rama.
Kryeministri britanik Keir Starmer ka uruar kryeministrin
Edi Rama për fitoren e mandatit të katërt qeverisës duke e cilësuar historike.
“Urime @ediramaal për fitoren tuaj historike në zgjedhje.
Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë për të
sjellë rezultate për njerëzit që punojnë në të dy vendet tona”,- uron
kryeministri britanik
Fitorja e zgjedhjeve në Shqipëri nga Partia Socialiste është
uruar edhe nga kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.
Njëkohësisht lideri i partisë Socialiste Spanjolle PSOE, i
ka dërguar urimet më të mira për fitoren më 11 maj homologut të tij shqiptar,
Edi Rama ditën e sotme.
“Urime Edi Rama, për fitoren bindëse të Partisë Socialiste
në zgjedhje. Shqiptarët mbështesin në masë dërrmuese përpjekjet për ta çuar
Shqipërinë në Bashkimin Evropian”, shkruan ai në postimin e llogarisë personale
në rrjetin social X.
Kryeministri Rama ka falenderuar kryeministrin spanjoll për
urimin dhe mbështetjen e këtij të fundit për Shqipërinë në rrugën drejt
anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Me gjithë zemër, faleminderit vëllai im i dashur në këtë
betejë. Çfarë privilegji të udhëheq Partinë Socialiste në Shqipëri në të
njëjtën periudhë me udhëheqjen tënde mbresëlënëse në krye të PSOE-së dhe të
Internacionales Socialiste, duke pasur gjithashtu mbështetjen tënde të çmuar në
rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian! Përjetësisht
mirënjohës”,- përgjigjet Rama.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar
Kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet
parlamentare të 11 majit.
“Urime për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për fitoren
bindëse në zgjedhje. Ju uroj sukses në shërbim të popullit shqiptar. E
vlerësojmë shumë qëndrimin tuaj të qartë dhe të palëkundur mbi nevojën për paqe
të qëndrueshme për Ukrainën, e cila mund të arrihet vetëm përmes një
armëpushimi të plotë dhe të pakushtëzuar. Mezi pres të forcojmë edhe më tej
marrëdhëniet miqësore mes vendeve tona, për të mirën e të dy kombeve tona.”,
shkruan Zelensky.
Kryeministri falenderon liderin ukrainas për urimin dhe i
uron mirëseardhje në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Europian.
Është një nder të jem i numëruar mes miqve të tu dhe akoma
më shumë të qëndroj përkrah Ukrainës në këto kohë përcaktuese
Pres me padurim të të mirëpres këtë javë në Tiranë, që është
dhe gjithmonë do të mbetet shtëpia jote e dytë",- përgjigjet Rama.
Kryeministri i Kroacisë uron Ramën për fitoren: Me kënaqësi
pres të marr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë
Kryeministrisë i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka uruar
kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tij të katërt dhe shpreh
kënaqësinë për pjesëmarrjen në samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të
zhvillohet në Tiranë të premten.
“Urime Kryeministrit @ediramaal për fitoren në zgjedhje!
Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe vazhdimin e
bashkëpunimit në kuadër të @NATO-s dhe forumeve të tjera ndërkombëtare. Me
kënaqësi pres të marr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë
të premten', - shkruan Plenkovic.
No comments:
Post a Comment