Analisti Ilir Demalia ishte i ftuar në Top News pas zgjedhjeve të fundit dhe dha një intervistë të drejtpërdrejtë dhe pa filtra, ku analizoi me tone kritike përgjegjësitë brenda Partisë Demokratike për humbjen elektorale. Demalia vuri në dukje sjelljen e figurave kryesore të PD-së, duke kritikuar mungesën e reflektimit dhe mënyrën e komunikimit publik. Ai u ndal edhe te përgjegjësia e Sali Berishës dhe trashëgimia politike që ai ka lënë, duke e quajtur atë një faktor regresiv për vendin.
Analisti Ilir Demalia, i ftuar në Top News, bëri një analizë
të ashpër të situatës politike në Partinë Demokratike pas zgjedhjeve, duke vënë
në qendër të kritikës figurat kryesore të kësaj force politike dhe mënyrën se
si po menaxhohet humbja.
“Ok, Flamur Noka ka përgjegjësi në këtë humbje,” tha
Demalia, duke shtuar se përgjegjësia nuk po pranohet nga askush: “Nuk bëjnë një
reflektim. Njëri prej tyre s’thotë: ‘Po, na ka vjedhur Edi Rama, por pjesa
tjetër është edhe faji ynë’”.
Sipas tij, sjellja publike e disa përfaqësuesve të PD-së
është e papranueshme. “Mënyra se si paraqiten është fare e ulët. Edhe kur ke të
drejtë, nuk sillet ashtu një deputet, një sekretar i përgjithshëm partie”, theksoi
ai.
Demalia kritikoi edhe mungesën e figurave si Jozefina
Topalli, që sipas tij ishin ndër më të zëshmet kundër Lulzim Bashës. “Ku është
ajo? Që ia faturoi Bashës humbjet në 2017 dhe 2021? Tani pse nuk del?”.
Ai ishte i drejtpërdrejtë në lidhje me ndikimin e Sali
Berishës në PD, duke thënë: “Partinë e ka në kontroll të plotë dhe do ta ketë
derisa të mbyllen në bunker si Hitleri. Kjo nuk është më parti. Edhe po vdiq –
Zoti i dhëntë jetë të gjatë – nuk ndryshon gjë”.
No comments:
Post a Comment