Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, May 23, 2025

Roland Bejko ironizon Berishën: Nga PD do largohet vetëm kur të vdesë

Në një intervistë për emisionin “N'xhiro me Syçin”, Roland Bejko, u shpreh për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe rolin e Sali Berishës. Bejko tha se “Berisha vetë ka ardhur koha të tërhiqet dhe të bëjë atë që i është kërkuar gjithë këto vite, të hapë një proces të ndershëm, të thotë ‘misioni im ishte deri këtu’ dhe të ftojë gjithë opozitën në një garë të hapur e të barabartë.”

 


Sipas tij, varianti më optimist është që Berisha të mos pengojë zhvillimin e partisë, por ai nuk e sheh këtë si shumë të mundshëm. “Në variantin e dytë, Berisha nuk largohet, por do të presë derisa ta largojë vetëm vdekja,” tha Bejko, duke krahasuar situatën me atë të Berluskonit që mbajti partinë personale deri në fund.

 


Bejko theksoi se “Berisha nuk është më pasuri kombëtare, por familjare,” dhe se politika që zhvillon është për mbrojtjen e tij dhe familjes, duke krijuar një “bunker” pa nevojë për mbështetjen e mëtejshme të anëtarëve të PD-së. Ai tregoi se ka ndalur komunikimin edhe me miq të vjetër brenda partisë, duke theksuar zhgënjimin e tij.

 

Në lidhje me opozitën në përgjithësi, Bejko tha se “Shqipëria pa opozitë nuk do ngelet, por duhet të krijohet një forcë e re opozitare që t’i japë zë ndryshimit dhe konkurrencës politike.” Ai shtoi se partitë e vogla opozitare kanë sfidën e sistemit të blinduar, që sipas tij, është bërë nga Berisha dhe Rama bashkë.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot