Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, May 23, 2025

Bejko me deklaratë të fortë: PD-ja është kthyer në një zyrë punësimi për militantët e bindur

 Në një intervistë në emisionin “N’xhiro me Syçin” me Ilir Demaliaj, Roland Bejko, ish-kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës, kritikoi mënyrën sesi funksionon opozita dhe lidershipi në politikën shqiptare, duke e konsideruar të dështuar në përmbushjen e rolit të saj.

 


“Opozita nuk ka më funksion kontrollues mbi qeverinë,” u shpreh Bejko. “Detyra e saj është të ofrojë alternativë, të krijojë një ekip me kredibilitet, jo thjesht të zëvendësojë një grup hajdutësh me një tjetër.” Ai kritikoi edhe faktin që shumë individë në opozitë e shohin partinë si një “zyrë punësimi”, gjë që sipas tij ka çuar në një degradim të administratës dhe politikës në tërësi.

 


Bejko akuzoi lidershipin aktual se zgjedh njerëzit më të papërshtatshëm për të ndërtuar ekipe politike. “Ai zgjedh modelet më të këqija, njerëzit me vese, hajdutë,” tha ai, duke shtuar se rrallë herë përfshihen individë me vlera për të krijuar vetëm imazh.

 

Sipas tij, demokracia kërkon liderë tolerantë dhe shtetarë të vërtetë, jo figura autoritare me kulturë komuniste apo bajraktarizëm. “Shteti duhet kontrolluar dhe kritikuar, por më shumë se kaq, duhet treguar si mund të bëhet më mirë,” përfundoi Bejko.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot