Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, May 23, 2025

Bejko vlerëson librin e Ilir Demaliaj: Titulli godet në thelb të së vërtetës historike

Në një intervistë për emisionin “N’xhiro me Syçin” me Ilir Demaliaj, ish-kandidati për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Roland Bejko, komentoi situatën politike dhe historinë e krijimit të Partisë Demokratike, duke e lidhur me përmbajtjen e librit të Demaliajt.

 


Ai kritikoi modelin e Berluskonit, duke vënë në dukje se Berluskoni e krijoi vetë partinë, ndërsa Partia Demokratike në Shqipëri u formua në një moment historik të jashtëzakonshëm, me ndikimin amerikan: “Partinë Demokratike në Shqipëri e krijuan amerikanët... Ata krijuan frymën që erdhi.”

 

Gjithashtu, Bejko shprehu shqetësim për manipulimin e historisë së asaj periudhe dhe mungesën e analizës reale: “Ne po manipulojmë dhe falsifikojmë historinë që e kemi jetuar vetë.”

 


Duke folur për librin e Ilir Demaliajt, Bejko e vlerësoi titullin si shumë të goditur: “Titulli i librit është më i godituri, sepse guri i fundit i dominos është Shqipëria. Skema e rrëzimit të komunizmit ishte sistemi domino dhe dominoja e fundit ishte Shqipëria.”

 

Ilir Demaliaj dhe Bejko diskutuan gjithashtu për ndikimin e lëvizjes studentore dhe situatën ekonomike të Shqipërisë në atë kohë, duke nxjerrë në pah kapitullimin total të qeverisë dhe rëndësinë e ngjarjeve historike që shpesh nuk analizohen me kujdes.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot