Ish-kandidati për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Roland Bejko, në emisionin “N'xhiro me Syçin” me Ilir Demaliaj, u shpreh se nëse Shqipërisë i hapen negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian në vitin 2027, kryeministri Edi Rama do të përfitojë nga kjo për të konsoliduar më tej pushtetin e tij.
“Nëse hapen negociatat në 2027 dhe nëse qeverisja korrigjon
ato gjëra që nuk arriti më parë, ka të gjitha shanset të rifitojë energjinë dhe
të vazhdojë më tej,” tha Bejko.
Ai theksoi se Partia Demokratike do të ketë vështirësi në
rindërtimin e një platforme politike të re, për shkak të mbështetjes që vijon
të ketë Sali Berisha në krye të saj. “PD-ja do të vazhdojë të endet në
diskutimin për krijimin e kredos së vetë me Berishën dhe nuk do ta ketë këtë
kredo të re politike për të qenë sfidante,” u shpreh ai.
Bejko parashikon që zgjedhjet lokale në periudhën pas
negociatave do të jenë një fitore e padiskutueshme për Ramën dhe PS-në.
“Zgjedhjet e vitit 2029 do të jenë thjesht një formalitet nëse situata në PD
mbetet e njëjtë,” përfundoi ai.
No comments:
Post a Comment