Gjatë fjalimit të tij me deputetët socialistë, kryeministri Edi Rama ironizoi edhe Sali Berishën
“Ua kemi ne fajin madhështorëve që u mungojnë 200 mijë vota se
4 vite më parë.
Këtë herë i ofruan shqiptarëve për kryeministër një kufomë
ambulante me kapelën e Trump dhe i premtuan një magji të madhe si në atë lojën
e fëmijëve fluturon-fluturon gomari dhe në fund nuk fluturoi.
E ngjitëm PS në shifrën rekord të 856 813 votash afërisht 88
mijë më shumë se në 2021, duke i katërfishuar jashtë kufijve ato 35 mijë vota
më pak brenda vendit krahasuar me 2021.
Përveç mandatit të 9 të Vlorës që për shumë pak mund ta
merrnim më shqiptarët brenda vendit, të 82 mandatet e tjera i kemi marrë këtu,
ku kemi rifituar besimin e shumicës absolute, siç e parashikuan të gjitha
sondazhet.
PS kaloi kufirin e 50% duke u ngjitur 4 shkallë e gjysmë nga
48.7% në 53.2% falë edhe një organizimi më të mirë kapilar në territor se sa
çdo herë tjetër”, tha Rama.
No comments:
Post a Comment