Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend, gjatë një interviste për Report Tv, ku ka folur me tone të ashpra kundër liderit historik të PD-së, Sali Berisha. Ngjela u shpreh se Berisha është një figurë e konsumuar politikisht dhe se largimi i tij nga skena politike do të sillte një të ardhme të re për Partinë Demokratike.
“Akoma nuk e mësuat ju kush është Saliu? Ai është një
mbeturinë kombëtare, nuk ka më vota. Do ta dëgjoni, ai nuk ka punuar për
Shqipërinë. Mos u merrni me të”-tha Ngjela.
Ngjela theksoi se Berisha nuk ka më asnjë rol përfaqësues dhe
se është i shpallur “non grata” nga SHBA.
“E ka bërë këtë gjithmonë. As drejtor në një ndërmarrje nuk
mund të jetë, është shpallur non grata. Përsëritja është një faliment”-vijoi
Ngjela.
Avokati nënvizoi se për të shpëtuar Partinë Demokratike,
Berisha duhet të largohet nga drejtimi i saj, duke shtuar se mes tij dhe Ramës
ka bashkëpunim të heshtur.
“Po të iki ai nga PD, PD merr pushtetin. Rama dhe Berisha janë
bashkë. A e kuptoni që Saliu e mban Ramën”- tha më tej avokati.
Në lidhje me drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit, Ngjela
vlerësoi punën e SPAK dhe përfshirjen e ekspertëve të huaj në hetimet që po
kryhen.
“SPAK-u po punon, edhe është me ekspertë të huaj dhe ata janë
me skrupulozitet. SPAK ka punuar shumë mirë. Saliun e ka në proces penal. Po të
tjerët, se korrupsioni ishte shumë i gjerë?”-tha Ngjela.
Sipas Ngjelës, vendi ndodhet përballë një momenti vendimtar
për të dalë nga uzurpimi dhe për të përmbushur qëllimin e shpallur edhe nga
aleatët ndërkombëtarë.
“Do i qëndrojmë asaj që tha Blinken, do ta heqim korrupsionin.
Ne po presim që Shqipëria të dalë nga uzurpimi”-përfundoi Ngjela.
No comments:
Post a Comment