Paris Saint-Germain ëndërron ta përfundojë sezonin duke fituar Champions , por njëkohësisht po mendon edhe për sesionin e ardhshëm të merkatos.
Sipas Bild, klubi parizien do të donte të forconte repartin
sulmues me një numër 9 të vërtetë dhe objektivi kryesor është Serhou Guirassy.
Sulmuesi nga Guinea, i cili aktivizohet në radhët e Borussia
Dortmund ka kaluar një sezon të jashtëzakonshëm, veçanërisht në Champions, ku
ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 5 asiste në 14 ndeshje.
Numrat duken joshës, me Milanin dhe Juventusin që janë pas
dere.
Guirassy është në kulmin e karrierës së tij dhe ky mund të
jetë shansi i tij i fundit për t’u transferuar në një klub të nivelit të lartë.
No comments:
Post a Comment