Në një sezon që nisi me shumë pikëpyetje, përfundimi ka qenë një nga më të lavdishmit në historinë e Barcelonës së viteve të fundit. Nën drejtimin e Hansi Flick, katalanasit kanë fituar tripletën e trofeve kombëtare: La Liga, Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Mbretit.
Skuadra blaugrana është rikthyer bindshëm tek identiteti dhe
krenaria, por edhe në këtë moment të lavdisë, trajneri gjerman ka ruajtur
qetësinë dhe përqendrimin që e karakterizon. Pas fitores së titullit të parë të
La Liga-s me Barcelonën, 60-vjeçari foli për mediat me ton të qetë, por mesazhe
të qarta dhe plot domethënie për atë që ka ndodhur e atë që po vjen.
Në fund të intervistës, Flick nuk fshehu aspak ambiciet për
sezonin e ardhshëm, duke lënë të hapur një mesazh të fortë për rivalët: Barça
nuk do të ndalet këtu. Lidhur me punën e bërë theksoi qëndrimin pozitiv,
vullnetin për të sulmuar që skuadra e tij ka treguar gjatë gjithë kampionatit:
“Kjo zakonisht lidhet me qëndrimin, ne gjithmonë kemi menduar pozitivisht.
Kështu ka ndodhur që gjatë përgatitjeve parasezonale, në
stërvitje ditë për ditë… Kemi një filozofi ndryshe, për të sulmuar gjithmonë,
skuadra është përshtatur mirë. Pjesa e dytë e sezonit ka qenë e
jashtëzakonshme, sepse nuk kemi humbur asnjë ndeshje. Urime skuadrës, klubit,
tifozëve! Është arritje e pabesueshme, jemi shumë të lumtur.
Superkupa na dha besim për të vazhduar punën dhe arritur
nivelin më të mirë, si për shembull Frenkie (de Jong) apo të tjerë që janë
përmirësuar shumë. Jam shumë i kënaqur. Gjithmonë është pozitive të jesh i fortë
mendërisht. Gjërat që kemi stërvitur pas atij pushimi na kanë ndihmuar shumë.
Pse nuk e festuam në fushë fitimin e titullit? Iu thashë
lojtarëve të mi që e dija situatën dhe çfarë kishte ndodhur më parë, ndaj ishte
më mirë të festonim brenda dhomave të zhveshjes. E ardhmja? Me Barcelonën duhet
të fitosh trofe, tre trofe në këtë sezon janë shumë mirë. Kam vuajtur pak,
sidomos pas asaj gjysmëfinaleje në Milano, por tani besoj se të gjithë jemi të
lumtur. Niveli i skuadrës ka qenë i shkëlqyer, por kemi potencial për më
shumë”.
No comments:
Post a Comment