Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, May 12, 2025

PS kryeson me 83 mandate, Shehaj i merr një mandat PD. PSD forcë e tretë politike

Deri në orën 13:30 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 2225 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.


Kështu socialistët kanë deri tani 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.

Nga ana tjetër koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike është me 50 mandate.

Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë që Partia Mundësia ka 2 mandate dhe Lëvizja Bashkë një mandat.

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 307,597 vota duke siguruar 52.61% të totalit të votave të numëruara deri tani.

 

Në vend të dytë qëndron Koalicioni PD-ASHM me 199,851 ose 34.18%, ndërsa Partia Socialdemokrate (PSD) renditet e treta me 22,516 vota (3.99%).

 

Ndërsa te partitë e tjera, rezultatet janë:

 

Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB): 19,749 (3.38%)

 

Partia Mundësia (MUNDESIA): 15,848 (2.71%)

 

Lëvizja Bashkë:7,630 ( 1.30%)

 

Koalicioni Euroatlantik (KEA): 6,624 (1.13%)

 

Pritet që në orët e ardhshme të qartësohet ndarja përfundimtare e mandateve në Kuvendin e ardhshëm.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot