Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti këtë të hënë deklaratën e tij të parë publike në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndërsa procesi i numërimit të votave vijon dhe janë përpunuar rreth 42% e tyre në rang kombëtar.
Në një deklaratë për mediat,
Berisha i zhgënjyer nga rezultati u shpreh se çdo votë ka një rëndësi të
veçantë dhe u bëri apel demokratëve në qendrat e votimit të vijojnë me përkushtim
procesin e numërimit.
“Jam këtu për të shprehur
mirënjohjen për të gjithë ata komisionerë, vëzhgues dhe numërues që e gdhinë
gjatë natës duke numëruar votat e qytetarëve. I bëj thirrje të gjitha
strukturave të PD të bëjnë çdo gjë që të mbrohet çdo votë. Me përkushtimin më
të madh, sepse çdo votë kundër regjimit meriton nderimin dhe vlerësimin më të
madh. Qëllimi im kryesor i paraqitjes para jush është një thirrje për
demokratët dhe opozitarët të tregojnë seriozitetin maksimal në vlerësimin e çdo
vote dhe të mos kenë asnjë ndikim nga asgjë. Kjo është detyra më e rëndësishme
për demokratët sot,” deklaroi Berisha.
Ai theksoi se Partia
Demokratike do të mbajë një qëndrim të plotë dhe të qartë për mbarëvajtjen e
procesit zgjedhor vetëm pas përfundimit të numërimit të të gjitha votive.
“Tani dhe njëherë, Partia
Demokratike u ka thënë shqiptarëve dhe botës se çfarë është procesi elektoral
në Shqipëri. Mos të ketë kush asnjë iluzion se ato konkluzione kanë qenë
politike. Jo, ato kanë qenë të bazuara dhe të certifikuara tashmë nga forumet
ndërkombëtare. Le të durojmë për të përfunduar dhe numërimin e votës së fundit,
atëherë Partia Demokratike do të bëjë të gjithë vlerësimin e saj.”
A do ta pranoni rezultatin e
zgjedhjeve nëse i njohin ndërkombëtarët? Kjo ishte pyetja që iu parashtrua Sali
Berishës dhe që iu shmang duke thënë se PD do të bëjë gjithçka për të mbrojtur
votën e lirë.
“Vetëm ai që është sipër mund
të ndalojë PD pa bërë gjithçka për të mbrojtur votën e shqiptarëve. Ky komb do
të votojë i lirë. Forcë në botë nuk do të ketë të pengojë shqiptarët të votojnë
të lirë. “, u shpreh Berisha.
No comments:
Post a Comment