Në qarkun e Tiranës janë numëruar 426 qendra votimi nga 1282 gjithsej nga ku rezulton se Partia Socialiste kryeson me 19 mandate.
PS-ja ka rreth 13 mijë vota më shumë se Partia Demokratike
dhe koalicioni i saj duke i lënë këta të fundit me 14 mandate në Tiranë.
Sa i përket partive të vogla, forcë e tretë në kryeqytet
është Mundësia e Agron Shehajt me 6488 vota dhe një mandat, ndërkohë që në
Parlament futet edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, PSD-ja dhe koalicioni i
Adriatik Lapajt.
Nga përllogaritja e mandateve, rezulton se PD-ja e ka
forcuar mandatin e saj të 14-të teksa Mundësisë tani i duhen 250 vota, nga 44
që i duheshin më parë që tia marrë një mandat më shumë demokratëve.
No comments:
Post a Comment