Në emisionin “N’xhiro me Syçin”, i moderuar nga Ilir Demalia, aktori i njohur Mevlan Shanaj ofron një pasqyrë të rrallë mbi qytetarinë dhe shpirtin artistik shqiptar, duke theksuar mungesën e respektit dhe solidaritetit në shoqëri. “Si model qytetarie, si njeri, është sjellja që ne na mungon aq shumë,” tha Shanaj, duke vënë theksin tek agresiviteti dhe urrejtja e paarsyeshme që sipas tij karakterizon shumë prej marrëdhënieve tona sociale.
Demalia e përforcon këtë mendim duke shprehur habinë për
“urrejtjen pa shkak” që përhapet në shoqërinë shqiptare, ndërsa Shanaj shton:
“Unë nuk e kam parë një moment që të shpreh urrejtje për njeri.”
Gjatë bisedës, Shanaj rikthen kujtimet për Piro Milkanin, një
personalitet i njohur i artit dhe kulturës shqiptare, me një histori të veçantë
dhe të përjetuar nga afër. Ai rrëfen një episod kur për një kohë u përhap lajmi
i rremë për vdekjen e Piros: “Populli kishte kujtuar se ka vdekur Piro, por ai
ishte gjallë. E hipa në motor dhe dolëm nëpër Tiranë duke thënë ‘Jam gjallë,
jam gjallë’.”
Ilir Demalia e përshkruan Piron si një njeri fisnik dhe
kulturor: “Piro ishte njeri i rrallë, i ditur, shkruante, përkthente libra. Ai
ishte aq i ditur dhe burrë i kulturuar.” Sipas Shanajt, Piro Milkanin kishte
një stil udhëheqjeje të veçantë, “i trajtonte të gjithë me urtësi dhe butësi,
pa autoritarizëm të tepruar.”
Një tjetër aspekt që theksohet është fakti që Piro Milkani nuk
njihej për xhelozi në art, një ndjenjë që shpesh përzihet me ambicien
artistike. “Me Piron nuk bëheshe xheloz, kjo është e çuditshme sepse arti është
i lidhur me ambicien,” shprehet Demalia.
No comments:
Post a Comment