Analisti Arben Meçe, në një analizë të drejtpërdrejtë mbi zhvillimet në të djathtën shqiptare, vuri në dukje krizën identitare dhe mungesën e strukturës që e karakterizon këtë kamp politik. Duke përmendur Jorida Tabakun dhe Ilir Alimehmetin, Meçe theksoi se këta individë janë të ndikuar nga emocionet dhe egoja, dhe mbi të gjitha, ndodhen në kërkim të një “strehe”, një vendi politik ku të ndihen të përfaqësuar – por kjo strehë, sipas tij, është “pa çati”.
Sipas Meçes, Sali Berisha ka qenë mjeshtër në sabotimin e
çdo përpjekjeje për organizimin e së djathtës jashtë ndikimit të tij. Ai solli
si shembull fragmentarizimin e Ballit Kombëtar dhe Legalitetit në disa parti të
vogla, duke i kthyer ato në struktura pa peshë reale.
Duke hyrë në historikun ideologjik, Meçe kujtoi se dikur
lufta politike nuk ishte midis të majtës dhe të djathtës, por midis
republikanëve dhe monarkistëve. Në këtë kontekst, edhe Balli Kombëtar shihej si
forcë republikane.
Drama, sipas tij, qëndron tek vetë-mashtrimi: njerëzit
kërkojnë strehë te një strukturë që nuk ekziston më realisht. Dhe figura si
Tabaku dhe Alimehmeti janë simptomë e kësaj krize të thellë politike dhe
psikologjike.
No comments:
Post a Comment