Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, May 22, 2025

Analisti Arben Meçe: Edi Rama është i vetmi që ka ndërtuar politika zhvillimi në Shqipëri

Në emisionin “N’xhiro me Syçin”, analisti Arben Meçe foli për zhvillimin ekonomik dhe rolin e politikave shtetërore në Shqipëri. Ai theksoi se diskutimet për “majta e djathta” në kuptimin ideologjik janë të tejkaluara dhe se zhvillimi ekonomik i vendit është i lidhur ngushtë me nevojat e brendshme të Shqipërisë.

 


“Nuk jemi më në fushata elektorale, duhet të themi të vërtetën: i vetmi person që ka ndërtuar politika zhvillimi në Shqipëri është Edi Rama,” deklaroi Meçe. Ai shtoi se strategjia e zhvillimit nuk mund të bëhet pa krijimin e një klase oligarkike, duke vënë theksin se zhvillimi vjen nga personat që posedojnë të ardhura.

 


Meçe vuri në dukje rëndësinë e kapaciteteve menaxheriale në biznes: “Nuk mjafton të kesh para, sepse suksesi nuk bazohet vetëm në kapital, por në menaxhim. Kapaciteti menaxherial është ai që të bën biznesmen dhe madje oligark.”

 

Analisti komentoi edhe ndryshimet në sektorin e ndërtimit, ku sipas tij, firmat shqiptare tani kanë struktura menaxhimi më profesionale dhe teknike se më parë. “Para 10-15 vjetësh, shumë firma ishin në nivel mediokër, por sot kanë ndërtuar infrastrukturë menaxhimi moderne,” tha ai.

 

Meçe gjithashtu theksoi nevojën që bizneset të jenë brenda kuadrit ligjor dhe të mbajnë marrëdhënie të rregullta me shtetin, duke nënvizuar ndryshimin në mentalitetin e biznesit shqiptar, që po kërkon transparencë dhe stabilitet në veprimtarinë financiare.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot