Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, May 22, 2025

Analisti Meçe: Rama ka fituar katër herë ndaj të njëjtit kundërshtar

Në emisionin “N’xhiro me Syçin” të Ilir Demaliajt, analisti Arben Meçe dha një analizë të drejtpërdrejtë mbi zhvillimet politike në vend dhe mandatin e katërt të kryeministrit Edi Rama.

 


“Rama nuk ka marrë katër mandate. Ai ka fituar katër herë ndaj të njëjtit person. Kundërshtari nuk ka ndryshuar. Ka humbur i njëjti format opozitar dhe Rama ka ditur të shfrytëzojë këtë dobësi,” deklaroi Meçe.

 


Sipas tij, mungesa e një opozite të reformuar ka lënë hapësirë që Rama të ruajë pushtetin, pavarësisht sfidave të qeverisjes. “Nuk është meritë absolute e Ramës. Është dështim i kundërshtarit që nuk evoluon, që përsërit veten dhe ofron të njëjtat fytyra dhe modele,” shtoi analisti.

 

Megjithatë, Meçe theksoi se mandati i katërt i Ramës është i mbushur me sfida, sidomos në luftën kundër korrupsionit. “Korrupsioni është problemi më i madh i vendit, dhe qeveria nuk ka treguar vullnet të mjaftueshëm për ta luftuar realisht,” tha ai.

 

Duke e parë situatën me realizëm, Meçe paralajmëroi se nëse nuk do të ketë ndryshime të thella në sistemin politik dhe në vetëdijen qytetare, “as Rama dhe as askush tjetër nuk mund të sjellë progres të qëndrueshëm”.

 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot