Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, May 22, 2025

"Shpërthen" Meçe: Berisha penalizoi rëndë patriotizmin dhe ndau Shqipërinë në veri e jug

Në një analizë për emisionin “N’xhiro me Syçin” nga Ilir Demaliaj, analisti Arben Meçe u ndal në ndikimin negativ që Sali Berisha ka pasur ndaj konceptit të patriotizmit dhe ndarjes rajonale në Shqipëri.

 


“Në përballje me Edi Ramën, figura qendrore ka qenë Sali Berisha. Një nga pikat e dobëta të tij ka qenë patriotizmi, që në fakt është një nga faktorët më penalizues të tij ndaj këtij populli,” tha Meçe. Ai theksoi se gabimet e Berishës, duke filluar nga aleancat me figura si Beleri – i cilësuar si “ushtari i një strukture antishqiptare” – kanë ndikuar në votim dhe kanë ndarë shqiptarët.

 


“Është e rëndësishme të kuptohet se nuk duhet bërë ndarje veri-jug, sepse edhe veriu ka lëvizje të mëdha patriotike. Por, Berisha ndërtoi skenën e ndarjes veri-jug, duke përdorur strukturat klanore dhe duke prodhuar ‘kapelën blu’,” theksoi Meçe.

 

Ai kujtoi historinë patriotike të shqiptarëve të Kukësit, Shkodrës dhe jugut, duke vënë në dyshim votën masive që këto zona i dhanë Berishës pavarësisht shkeljeve të tij. “Është e turpshme që njerëz që kanë derdhur gjak për Shqipërinë përdoren nga Berisha për interesa klanore,” përfundoi analisti.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot