Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, May 22, 2025

Meçe: Korrupsioni endemik, sfida kryesore në Shqipëri. Nevoja për rikthimin e afateve kohore

Analisti Arben Meçe në emisionin “N’xhiro me Syçin” të Ilir Demaliaj vlerësoi se korrupsioni endemik mbetet problemi kryesor që po pengon besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe në vetë qeverisjen. “Qytetarët na thonë se nuk do votojnë as Partinë Demokratike, as Partinë Socialiste, sepse korrupsioni kapilar është i përhapur dhe i ndjerë nga të gjithë,” tha Meçe.

 


Sipas tij, kryeministri Edi Rama e ka kuptuar këtë realitet dhe për këtë ka mbështetur SPAK-un, që po godet nivele të larta korrupsioni, por nuk ka prekur bazën e votave të tij, ku korrupsioni mbetet i endemik. “Nëse Rama do të luftonte korrupsionin frontal, do të humbiste elektoratin e tij, prandaj veprimi i parë që duhet të bëjë tani është të ndërtojë mekanizma efektivë të goditjes, veçanërisht duke rritur transparencën,” theksoi Meçe.

 


Një problem tjetër i theksuar nga analisti është administrata korruptive në institucionet si Hipoteka, që është “më i korruptuari në Shqipëri”. “Kur kapen afatet ligjore, hapet dera e korrupsionit, ku qytetarët paguajnë deri në 5,000 euro për certifikata, çka është e turpshme dhe e vërtetë,” shtoi ai.

 

Në përfundim, Meçe u shpreh se sfida e madhe për Ramën pas zgjedhjeve do të jetë detyrimi i administratës për respektimin e afateve ligjore dhe lufta frontale kundër korrupsionit në të gjitha nivelet.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot