Në një intervistë për emisionin “N’xhiro me Syçin” me Ilir Demaliajn, analisti Arben Meçe deklaroi se koncepti i të djathtës në fshat nuk ekziston në politikën shqiptare, duke marrë si shembull edhe retorikën e Sali Berishës. Sipas Meçes, mungesa e një vizioni zhvillimor dhe ekonomiko-industrial për bujqësinë e përjashton mundësinë që Partia Demokratike të quhet e djathtë në kuptimin real.
“Si mund të thuash që je i
djathtë kur shkon në fshat dhe thua ‘do rris pensionet’? E djathta nuk
funksionon kështu,” u shpreh Meçe. Ai shtoi se politika e djathtë në fshat do
të duhej të niste nga industrializimi i bujqësisë dhe krijimi i një mekanizmi për
t’i garantuar fshatarit shitjen e prodhimit.
Meçe kritikoi ashpër ndarjen e
tokës pas viteve ’90, duke e konsideruar si një pengesë për çdo zhvillim serioz
bujqësor. “Me toka nga 300 deri në 700 metra katrorë, nuk mund të flasësh për
industri,” tha ai.
Sipas tij, mungesa e qendrave
grumbulluese dhe përpunuese, si dhe pamundësia për të subvencionuar realisht
sipërmarrje bujqësore konkurruese, ka lënë fshatin në harresë – pavarësisht
nëse në pushtet ka qenë e majta apo e djathta.
No comments:
Post a Comment