Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, May 17, 2025

Kulla nuk ndalet: Deputetët sot rrijnë te kafenetë e bllokut, jo me popullin

 Në emisionin “N’xhiro me Syçin” nga Ilir Demalia, analisti i sigurisë dhe geopolitikës Ilir Kulla bëri një analizë të thellë për gjendjen e opozitës dhe raportin e saj me qytetarët. Sipas Kullës, opozita aktuale, përmes konsensusit të pavlerë dhe mungesës së kontaktit me realitetin, po i forcon çdo ditë e më shumë pushtetin Edi Ramës.



“Kjo opozitë s’e kupton që me këto marrëveshje e konsensus e forcon më shumë pushtetin e Ramës. Ky pushtet do vijë duke u dobësuar, por jo nga këta,” tha Kulla.

 


Ai rikujtoi politikën e viteve ’90, kur deputetët rrinin me qytetarët, jetonin në kushte të thjeshta dhe ishin në kontakt me hallet e njerëzve. “Ata të parë jetonin me popullin. Sot të gjithë janë te blloku, nuk hapin telefonin derisa vijnë zgjedhjet,” u shpreh Kulla.

 

Sipas tij, në mungesë të funksionit social të partive politike, tashmë janë biznesmenët dhe “të fortët” që zëvendësojnë rolin e shtetit në ndihmë të qytetarëve.

 

“Pse fitoi PD në Kavajë? Sepse kryetari i bashkisë është aty për njerëzit. Kjo është arsyeja. Jo se s’ka presion apo terror,” përfundoi ai.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot