Në emisionin “N’xhiro me Syçin” me Ilir Demalia, analisti i njohur i sigurisë dhe çështjeve gjeopolitike, Ilir Kulla, bëri një analizë të ashpër të sjelljes së opozitës në zgjedhjet e fundit, duke e cilësuar fushatën e tyre si një vetë-shkatërrim.
Sipas Kullës, ndërsa Edi Rama zhvilloi një fushatë të qartë
dhe të orientuar drejt grave, duke përfshirë aktivisht gratë në listat
elektorale dhe komunikimin politik, opozita u tregua indiferente. “Berisha
përveç një kafeje me gra në Rrogozhinë, nuk bëri asgjë,” u shpreh ai, duke
nënvizuar mungesën e përfaqësimit të grave dhe të rinjve si simptomë e një
politike të përjashtimit.
Kulla theksoi se opozita shpërdoroi shanset edhe përmes
përzgjedhjes së dobët të kandidatëve. Ai solli si shembull rastin e Elbasanit,
ku “Zoti Alizoti, nga Libohova, bëri një fushatë groteske në një territor që
nuk e njihte”.
Sipas tij, nëse partitë e reja do ishin bashkuar në një pol të
tretë, sot do kishin të paktën 15-17 mandate. “PS-ja ka rënë me 25 mijë vota,
por ka fituar më shumë mandate sepse opozita nuk dëgjoi zërin e njerëzve,”
theksoi Kulla.
Në përfundim, ai paralajmëroi se “nëse opozita vazhdon kështu,
destinacioni i saj është zhdukja politike.”
No comments:
Post a Comment