Në emisionin “N’xhiro me Syçin”, analisti i sigurisë dhe geopolitikës Ilir Kulla bëri një analizë të ashpër të zhvillimeve politike në Shqipëri, duke e cilësuar këtë fushatë si “më të pakuptimtën që ka parë ndonjëherë”. Sipas tij, procesi i asgjësimit politik të Ilir Metës ka përfunduar, ndërsa opozita aktuale është në një krizë të thellë legjitimiteti dhe drejtimi.
“Shifrat flasin vetë. Asgjësimi i Metës nisi që në 2019 dhe u
konkretizua pas daljes nga zgjedhjet dhe parlamenti. Sot opozita duhet të
kuptojë mesazhin e popullit për ndryshim. Nëse nuk ndërtojnë një pol të tretë,
do t’i hajë ujku,” tha Kulla.
Duke u ndalur te Berisha, Kulla theksoi se “nëse Berisha do të
jepte dorëheqje, më i çuditur do isha unë, por më i mërzituri do ishte Edi
Rama.”
Ai paralajmëroi për një konsolidim të pushtetit: “Rama do jetë
i detyruar të bëjë edhe kryeministrin, edhe kryetarin e partisë, edhe opozitën.
Kjo s’është më demokraci, është rrezik për pluralizmin.”
No comments:
Post a Comment