Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, May 17, 2025

Berisha është më i qarti nga të gjithë: Derisa të vdes, këtu më keni

Në emisionin “N’xhiro me Syçin”, analisti i njohur i sigurisë dhe geopolitikës Ilir Kulla foli me tone të forta për realitetin politik shqiptar, duke u ndalur veçanërisht te figura e Sali Berishës dhe ndikimi i tij në skenën opozitare.

 


“Berisha është shumë i qartë. Ai e di çfarë do: një parti të vogël me një grup të vetin parlamentar. Dhe këtë e ka arritur,” tha Kulla. Ai shtoi se ndryshe nga të tjerët, Berisha nuk ka iluzione dhe është konsistent në betejën e tij politike: “Ai vetë e thotë: ‘derisa të vdes, këtu më keni’.”

 

Megjithatë, sipas Kullës, sfida qëndron te pjesa tjetër e opozitës: “Këta të tjerët presin ndonjë magji, nuk kanë ku të shkojnë, por as nuk ofrojnë alternativë.” Ai vuri në dukje se një brez i tërë nuk e ndien më përfaqësimin politik: “Vëllai im 37-vjeçar nuk ka votuar, as për Ramën, as për këta. Ata nuk i thonë më asgjë këtij brezi.”

 


Kulla e lidhi këtë krizë me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008: “Është prishur demokracia e brendshme, komunikimi politik, dhe vetë partitë.” Duke përmendur edhe manipulimin e primareve në PD, ai tha se kjo sjellje është kthyer në bumerang që do thellojë përçarjet.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot