Ilir Kulla komenton me ironi protestën e organizuar nga opozita e Sali Berishës, e cila u zhvillua ditën e Samitit Ndërkombëtar në Tiranë më 16 maj. Ai thekson se kryeministri Edi Rama “po ka fat” që protesta ndodhi pikërisht në këtë moment.
“S’ka ku ta gjejë Rama një ndihmë më të mirë se Berisha që po
i bën protestë në ditën e Samitit,” thotë Kulla me ironi, duke aluduar se kjo
ngjarje, në vend që t’i dëmtojë Ramën, po i jep atij një avantazh politik në
sytë e botës.
Kulla ironizon edhe pritshmëritë e opozitës, duke theksuar se
ky veprim është më shumë një “dhuratë” për Ramën sesa një sfidë e vërtetë
politike. Në përfundim, analisti nënvizon se shqiptarët vetë janë ata që po
tregojnë realitetin në këtë situatë, por jo në mënyrën që opozita e kishte
planifikuar.
No comments:
Post a Comment